Rrëzohet avioni me 5 persona në bord, humb jetën ish-presidenti i Kilit Sebastian Pinera

Ish-presidenti kilian Sebastian Pinera ka humbur jetën në një aksident me helikopter në Kili, tha zyra e Pinera në një deklaratë.

Helikopteri që transportonte miliarderin konservator u rrëzua në rajonin Los Ríos të Kilit jugor, tha zyra e tij në një deklaratë.

Ai mbante katër persona, tre prej të cilëve i mbijetuan përplasjes dhe janë “jashtë rrezikut”, tha Ministrja e Brendshme e Kilit, Carolina Tohá në një deklaratë të martën.