Sulmuesi shqiptar i Legia Varshavës, Ernest Muçi, thuhet se ka arritur marrëveshje me gjigantin turk, Beshiktashin. Sipas mediumit “Fanatik”, skuadra turke ka arritur që të transferojë yllin shqiptar nga skuadra polake, Legia Varshavës dhe 22-vjeçari, Muçi, do të nënshkruajnë një kontratë 3.5-vjeçare.
Futbollisti 22-vjeçar, i cili u transferua nga Tirana te Legia kundrejt një transferimi prej 500 mijë eurosh në fillim të sezonit 2020/2021, ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime në 34 ndeshje këtë sezon. Muçi, i cili ka luajtur 7 herë për kombëtaren e Shqipërisë, ka shënuar edhe 2 asistime, ndërsa vlera aktuale e futbollistit shqiptar në treg është 8 milionë euro.
Gazetari polak Pavel Golasevski ka bërë të ditur detajet e transferimit të Muçit. Sipas tij Legia Varshava mori një ofertë rekord transferimi nga Beshiktashi për Muçin në vlerë prej 10 milionë eurosh. Marrëveshja është afër të mbyllet duke u bërë Muçi shitja më e shtrenjtë në histori të klubit.