Avokatia e VMRO-së nuk mjaftoi, shumica shkarkon Azir Aliun dhe Fatmir Mexhitin

Me nga 62 vota PËR, deputetë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë shkarkuar nga detyra ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin si dhe ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu.

Këto shkarkime erdhën si pasojë e përçarjes në Alencën pë Shqiptarët duke i ndarë në dy taborre politike.

Kujtojmë se senca ndonëse ka nisur rreth mesditës, ministrat u shkarkuan në mesnatë, pasi gjatë gjithë ditës pati fjalime mbrojtëse ndaj tyre nga opozitarja VMRO-DPMNE.