Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale i ka ndaluar në Prizren 4 shtetas të Shqipërisë me dyshimin e shpërndarjes së parave të falsifikuara.
Sipas komunikatës së Prokurorisë, të dyshuarit janë ndaluar në dy vetura të ndryshme, një veturë e tipit Shkoda dhe një BMËX5, ku tek kjo e fundit janë gjetur dhe sekuestruar 24 mijë e 600 euro të dyshuara të falsifikuara.
Policia me urdhër të prokurorit ka sekuestruar edhe dy automjetet e ndaluara dhe 9 telefona celularë.
Prokuroria Speciale njofton se në këtë rast janë sekuestruar njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro, dy (2) automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe nëntë (9) telefona celularë.
Po ashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Me aktvendim të Prokurorit nga Prokurorisë Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.