Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga në fjalimin e tij të sotëm në kongresin e katër të jashtëzakonshëm ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët ishte përgatitur për kongres të rregullt por këtë na e përgatiti një kryetar i një partie tjetër i cili në një emision televiziv tha se ASH-ja do të ndahet, madje tha se më mbani për fjale dhe regjistrojeni dhe ja ku jemi tani.
Lloga më tej shtoi se nga ky kongres ju bëj të fala Mickovskit dhe njerëzve që ju shërbejnë atij se ASH-ja është në shtëpinë e tij, tha Lloga.