E kujt është ASH-ja? -Lloga: Unë jam Sekretar i Përgjithshëm tek të dyja anët

I ftuar në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Krenar Lloga duke folur për ngjarjet e fundit brenda kësaj partie, ka deklaruar se ASH-ja si një aset kombëtar i takon të gjithë aktivistëve të saj. Sipas tij, pavarësisht se ka pasur dy kongrese dhe dy kuvende, veç kuvendi dhe kongresi i mbajtur nga krahu i Ziadin Selës është legjitim dhe në bazë të statutit partiak.

“ka pasur një Kuvend Qendror dhe një Kongres. Ka pasur një Kuvend Qendror që është thirrur sipas Statutit nga kryetari i KQ, Ziadin Sela 8 ditë përpara dhe ftesat janë dërguar nga sekretari organizativ, posti që kërkon Statuti i ASH-së. Dhe nga ana tjetër ka pasur në ftesë për tubim në Kumanovë ku thuhet se kryetari do të ketë takim me anëtarët e Kuvendit Qendror. Kuvend dhe takim me kuvendarët nuk është e njejta gjë”, thotë Krenar Lloga.