Grubi: Ahmeti e meriton të jetë president, tentuam ta bindim edhe për kryeministër, por nuk pranoi

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në 360 shkallë në servisin public në gjuhën maqedonase ka folur për idenë që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti të jetë kandidat për president në zgjedhjet që pritet të mbahen, raporton indeks.mk.

Tha se ideja që Ahmeti të jetë kandidat nga BDI-ja është e përbashkët sepse Ali Ahmeti e meriton një gjë të tillë.

“Flas në emër të të gjithë votuesve të BDI-së, mendoj se e kam të drejtën të flas, sepse kjo është vërtetuar në 22 vitet e fundit. Kemi dashur që Ali Ahmeti të jetë kryeministri i parë shqiptar, për këtë temë kemi diskutuar me disa miq të tij, anëtarë të kryesisë qëndrore, filluam fushatë që ta bidnim që ai të jetë kryeministri i parë shqiptar në RMV, por nuk arritëm ta bindim. Kemi pasur iniciativë dhe process para se të bëhet Talat Xhaferi, që edhe ai u kyq në këtë, sepse ne të gjithë mendojmë se ai është më meritori dhe e meriton të jetë kryeministër. Doli që kryetari e dinte për iniciativën tonë, ashtu sic din gjithcka që ndodhë brenda BDI-së po edhe jashta saj dhe doli para nesh dhe dorëzoi iniciativën që kryeministër të bëhet Talat Xhaferi”, tha mes tjerash Grubi./indeks.mk/