Sekretari amerikan i SHtetit, Antony Blinken përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë detajet në lidhje me vizitën e tij në Tiranë. Ai është shprehur se Shqipëria është një partner i vjetër i SHBA-ve dhe aleat i NATOS-s. Në këtë post një vlersim i madh ndaj Shqipërisë është bërë për ndihmat që ajo i dha popullit afgan.
“Javën e kaluar bëra udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s, dhe më pas iu bashkova zv/presidentes Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në Shqipëri, me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt trashëgimisë në BE, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Blinken gjithashtun theksoi se së bashku me ekipin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë kanë punuar për prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe ndihmën për popullin afgan.
“U takova gjithashtu me ekipin e Ambasadës së SHBA-ve në Tireanë duke punuar çdo ditë në prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë rivendosjen e mijëra aleatëve afganë. Ndihma e Shqipërisë në këtë përpjekje mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe për t’u strehuar atyre në nevojë”, tha Blinken”, tha Blinken. (politiko.mk)