Hungaria do të votojë të hënën për anëtarsimin e Suedisë në NATO

Të hënën pritet që Hungaria ta votojë në parlament ratifikimin e anëtarsimit të Suedisë si anëtare e NATO-s, pas një kërkese të bërë sot nga partia në pushtet.

“I kërkoj presidentit të Kuvendit të përfshijë në agjendën e mbledhjes së 26 shkurtit votimin përfundimtar për protokollin e anëtarësimit të Suedisë në traktatin e aleancës Atlantike, të cilin ne synojmë ta mbështesim”, tha kryetari i grupit parlamentar në një postim në Facebook të partisë Fidesz, Mate Kocsis.

Pal Jonsson ministër i mbrojtjes në Stokholm tha se e mirëpret këtë lajm.

“Sigurisht që ne e mirëpresim këtë,” tha ai në një konferencë për shtyp, duke marrësi pikë referimi njoftimit e bërë nga grupi parlamentar hungarez Fidesz. (politiko.mk)