Luanët vrasin punonjësin e kopshtit zoologjik në Nigeri

Një punonjës i kopshtit zoologjik në një universitet në Nigeri, u vra në mënyrë të tmerrshme, pasi u sulmua nga një prej luanëve që kishte rritur për më shumë se 10 vjet.

Olabode Olawuyi ishte kujdestari i kopshtit zoologjik në universitetin “Obafemi Awolowo”, dhe u godit nga kthetrat e luanit kur ishte duke i dhënë ushqim.

Sipas një njoftimi të universitetit, kolegët e tij ndërhynë menjëherë, por nuk mundën të shpëtonin jetën e tij, pasi kishte marrë një plagë fatale. Luanët që kishin sulmuar punonjësin, u vranë menjëherë.

Zëdhënësi i sindikatës së studentëve të universitetit, Abbas Akinremi, i tha gazetës Vanguard se sulmi ishte rezultat i një “gabimi njerëzor”, pasi kujdestari i kopshtit zoologjik kishte harruar të mbyllte derën, pasi ushqeu luanët. (politiko.mk)