Pas kryeministrit Kurti, edhe kandidati për president nga opozita shqiptare,Arben Taravari ka deklaruar publikuisht se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të merr pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale në Republikën e Maqedonisë.
Taravari këtë deklaratë e ka bërë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
“Vetëvendosja nuk është. Lëvizja Vetëvendosje nuk është oficialisht në lista për deputet”, tha Taravri, raporton indeks.mk.
Ai gjatë emisionit u shpreh hapur se koalicioni opozitarë betejën do ta bëj deri në zgjedhje dhe se mundësitë janë të mëdha që ata, (opozita) pas 8 majit të veprojnë ndaras.
U shpreh disa herë se është Aleanca për Shqiptarët ajo që i prinë bllokut opozitarë dhe se e njëjta do ta ketë numrin më të madhë të kandidatëve në listën e përbashkët, sipas tij, 35% e numrave në listë do i takojnë ASH-së. /indeks.mk/