Kandidatura për president, Bela: Taravari i shërben paturpësisht VMRO-DPMNE-së, po bën politikë përçarëse…

Politiologu Valon Bela e ka quajtuar iniciativën e Arben Taravarit për president si mashtrim lokal dhe një veprim akoma më shumë në favor të opozitës maqedonase VMRO-DPMNE.

Bela përmes një statusi numëron marrëveshjet e dëmshme që Taravari ka thurrur vazhdimisht me VMRO-në opozitare, rezultatet e së cilave janë vetëm diskriminimi masovik i shqiptarëve.

Statusi i plotë:

Mashtrimi lokal / presidencial i Taravarit.

A e kuptuat se nga dalja e Taravarit si kandidat për president, përfiton VMRO? Ne shkupjanët e dijmë mirë se si kemi ngel nga marrëveshja e turpshme e Taravarit me VMRO në zgjedhjet e fundit lokale. Sot shqiptarët kanë ngelë më pak të pëfaqësuar në Qytetin e Shkupit si kurrë më parë. Populli thot: mos fleni me fëmijë sepse zgjoheni të lagur (të pshurrur). Dhe ja, pasojat nga Taravari që thoshte se “VMRO është parti e reformuar” po i ndjejnë shqiptarët e Shkupit. Sot në Shkup kemi humbur plot drejtori përfshi edhe Qendrën Informative Kulturore ku asnjë projekt kombëtar shqiptar nuk ekziston. Akoma më keq, kjo drejtori i është dhënë partisë Levica. Dhe tani kjo pasojë që të rritet dhe të kalon në nivel nacional (shtetëror) ky njeri vazhdon t’i shërbej paturpësisht VMRO-së antishqiptare duke u plasuar si kandidat shqiptar për president edhe pse ka marrë mandat për të parin e Gostivarit. Mashtrimi që të bëhet viral, ky kandidat propozohet edhe nga parti të tjera opozitare që në esencë janë përçarëse dhe pa kauzë. Sdq, shqiptarët janë të vetëdisuar tashmë dhe pritet që ta dënojnë keq këtë mendësi politike ku si lëndë djegëse e ka mashtrimin e mbuluar me petkun kombëtar….