Ahmeti: Nuk ulemi në tavolinë me ata që kontestojnë pavarsinë e Kosovës

Në një preskonferencë për mediat, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti theksoi se programi i BDI-së është një postulat në mbështetje të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të lejojë në asnjë lloj mënyre që të kontestohen vijat e kuqe të cilat BDI i mbron.

“Ne nuk imponojmë vullnetin e bashkëqytetarëve tanë, ne kemi programin tonë politik që është postulat jo vetëm në shërbim të shqiptarëve por edhe në shërbim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Vijat tona dihen botërisht çdo kush që konteston Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës, pavarsinë e Kosovës me ne nuk mund të ketë dialogim, dhe ne si u treguam të gatshëm për realizimin e postulateve tona, që u zgjodhëm nga qytetarët për këto qëndrime të forta, me kusht që të bëhen ndryshimet kushtetuese, sepse kështu mendojmë se i bëjmë nder shetit dhe gjeneratave të reja”, tha Ahmeti në preskonferencën për Media. (politiko.mk)