Një video që tregon një gazetar suedez që “goditet” nga një delfin teksa raportonte për stuhinë që ka shkaktuar shkatërrime në bregdetin e Suedisë është bërë virale në rrjet.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar. Gazetari po raportonte për stuhinë në Halmstad në sfondin e detit të turbullt, kur papritur një delfin del nga uji dhe e prek në kokë, duke e bërë atë të humbasë ekuilibrin dhe të rrokullohet në rërë.
Siç mund të shihet në video, gazetari qesh me nervozizëm, ndërsa një valë e vogël e lag atë dhe mikrofonin e tij.
Kameramani, i cili ka regjistruar momentin viral, pasi ka siguruar që gazetari është mirë, ka vazhduar të qeshë me të pasi nuk e prisnin që një ngjarje e tillë e çuditshme do t’u ndodhte atyre. (politiko.mk)
@accuweather A reporter takes a fish to the face before being nearly swept away by a large wave during a storm in Norway. 🌊🐟 #Norway #reporter #news #storm #funny #fish #ocean #Kristiansund #weather #surf