Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor: Reforma për rritje dhe integrim

Bashkimi Evropian ka zbuluar një paketë të re financiare prej gjashtë miliardë eurosh për të nxitur reforma dhe përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE për periudhën 2024-2027. Ky fond do të ndahet në dy miliardë euro në grante dhe katër miliardë euro në hua me kushte të favorshme, me qëllim të stimulimit të rritjes ekonomike dhe konvergjencës socio-ekonomike me vendet anëtare të BE-së.

Sipas planit të ri, të quajtur “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, çdo vend nga rajoni do të jetë i detyruar të përgatisë një agjendë reformuese, e cila do të bazohet në rekomandimet e BE-së dhe do të vlerësohet nga Komisioni Evropian para se të miratohet. Reformat në fushën e rendit dhe të sundimit të ligjit do të jenë kyçe për të përfituar nga ky fond.

Parlamenti Evropian pritet të përfundojë të gjitha procedurat ligjore deri në prillin e vitit 2024, për të mundësuar lëshimin e fondeve sa më shpejt të jetë e mundur. Pagesat do të bëhen dy herë në vit, bazuar në përmbushjen e kritereve të caktuara.

Një nga synimet kryesore të planit është të forcohet një treg i përbashkët rajonal, i cili do të integrohet gradualisht me tregun e BE-së, duke shtuar potencialin për rritje ekonomike në rajon. (politiko.mk)