FOTO/ Taravari në një vijë me VMRO-në: Propozimi “FRANCEZ” mund të korigjohet!

Kreu i Komunës së Gostivarit njëherë edhe kandidat për president nga opozita shqiptare jo rrallë herë e ka pranuar se është në koordinim të vazhdueshëm me VMRO-DPMNE-në e Hristian Mickoskit me të cilin si ai po edhe partneri i tij, Bilall Kasami kanë koalicion në nivel lokal.

Se Taravari është në të njëjtën vijë me Mickoskin dhe VMRO-në e ka dëshmuar edhe sonte.

Ai ka qenë musafir në TV Alfa.

Në një titull të vendosur nga udhëheqësit e programit gjersa Taravari po fliste shihet se ai është edhe “kundër” propozimit aktual francez, të cilin njëashtu e kundërshton edhe VMRO-ja.

Në titullin e vendosur nga TV Alfa thuhet se Taravari do të kërkonte ndryshimin e propozimit francez, propozim ky që mund të përshpejtonte dhe lehtësonte integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Kundër këtij propozimi publikisht janë edhe VMRO-ja e Mickoskit dhe kandidatja e tyre për president, Gordana Siljanovska.