Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

Mbrëmë vonë, në rrugën Kërçovë-Strazhë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku një makinë ka humbur kontrollin, duke dal nga rruga dhe duke përfunduar në lum.

Siç raporton “4NEWS.mk”, në këtë aksident jozyrtarisht mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa MPB pritet të jap sot të dhëna zyrtare.

Në video shihet se në vendngjarje ndodhen ekipet e zjarrfikëses, ambulanca dhe policia. Në terren për ndihmë kanë dal edhe banorë të fshatit Kollarë. (INA)