Anketa e rrejshme e cila filloi të shpërndahet në rrjetet sociale nga simpatizues dhe funksionar të VLEN përfundoi me turp. Drejtori i IPIS demantoi kategorikisht se ka realizuar një anketë të tillë duke hedhur poshtë të gjithë atë manipulim nga opozita shqiptare.
Sipas tij sondazhi është i falsifikuar dhe shpërndahet në disa portale shqiptare me një link nga Wikipedia që nuk egsiton.
“Po ka një anketë që qarkullon, por është e rrejshme që thuhet se ne kemi realizuar nga IPIS, dhe po shpërndahet në disa portale të caktuara. E demantoj plotësisht. Po shpërndahet vetëm në mediat shqiptare online dhe thirren nga një përmbajtje inekzistente nga Wikipedia”” thotë Bozhinovski për TS.
Pas këtij demanti drejtëpërdrejtë nga drejtori i IPIS, simpatizes të VLEN kanë nisur të fshijnë sondazhin e rrejshem duke u turpëruar.