Xhaferi: Institucionet kulturore dhe historike në Manastir janë një frymë e bashkëpunimit multikulturor dhe multietnik

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka bërë një vizitë të punës në Manastir, ku ka vizituar disa institucione kulturore dhe historike. Në Institutin dhe Muzeun në Manastir, ai ka vizituar Dhomën përkujtimore të themeluesit të Mustafa Kemal Ataturk, i cili ka qenë nxënës i shkollës ushtarake në këtë qytet. Ai gjithashtu ka shikuar ekspozitën e përhershme muzeore, ku janë ekspozuar më shumë se 2000 objekte të periudhave të ndryshme historike, që tregojnë për trashëgiminë e pasur të këtij rajoni.

Në Muzeun e alfabetit shqip, Xhaferi ka vizituar ekspozitën digjitale, ku janë paraqitur informacione dhe kuriozitete për historinë dhe zhvillimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Ai ka parë edhe kopjen autentike të Aktvendimit për shpalljen e alfabetit të gjuhës shqipe, të nënshkruar nga pjesëmarrësit në Kongresin e Manastirit, të mbajtur në vitin 1908. Ky dokument është një simbol i rëndësishëm i identitetit dhe kulturës së shqiptarëve.

“Gjatë vizitës së Institutit dhe Muzeut në Manastir, e vizitova Dhomën përkujtimore të Mustafa Kemal Ataturkut, si dhe ekspozitën e përhershme muzeore, ku janë vendosur mbi 2000 eksponate muzeore të periudhave të ndryshme kohore. Në Muzeun e alfabetit shqip, e vizitova ekspozenë digjitale dhe kopjen autentike të Aktvendimit për shpalljen e alfabetit të gjuhës shqipe, të nënshkruar nga pjesëmarrësit në Kongresin e Manastirit. Në takimet me drejtuesit biseduam për rëndësinë e këtyre institucioneve, për bashkëpunimin e afërt me Qeverinë dhe aktivitetet dhe programin e ardhshëm”, tha Xhaferi.

Ai ka theksoi se Qeveria do të vazhdojë të bashkëpunojë me ta dhe të mbështesë aktivitetet dhe programet e tyre të ardhshme. Ai ka falënderuar drejtuesit për mikpritjen dhe për punën e tyre të vlefshme. /indeks.mk

 

https://www.facebook.com/talatxhaferi/posts/955629232601712?ref=embed_post