Arta Bilali Zendeli: Menduam se deputetët e VMRO do të vetëdijësohen dhe do mbështesin negociatat me BE

VMRO bllokoi ndryshimet kushtetuese. Si mund të lidhet Bujar Osmani me largimin e njerëzve nga vendi? Njerëzit po ikin në BE, ku ne mund të hapim bisedimet dhe të sjellim një jetë më të mirë për qytetarët.

Nëse nuk do të ishim anëtarë të NATO-s, pozicioni ynë do të ishte shumë më kritik. Menduam se deputetët e VMRO-DPMNE-së do vetëdijësohen dhe do të mbështesin negociatat me BE-në.

VMRO-DPMNE është anëtare e PPE-së, a e dini se ju e keni “revolucion” në emër, çfarë revolucioni është?

A ka ndonjë parti tjetër që përmban termin “revolucion”? Duhet të kesh qëndrim, a bëmë gabim që hymë në NATO?, kështu ka theksuar në debatin tek Kanal 5, deputetja e BDI Arta Bilalli Zendeli duke i vënë në siklet debatuesit tjerë nga VMRO.