Sulmohet anija Ruse “Sergey Kotov” nga dronët detarë të Ukrainës

Një operacion i guximshëm i forcave detare ukrainase ka rezultuar në dëmtimin e anijes patrulluese ruse “Sergey Kotov” pranë gadishullit të Krimës. Sipas burimeve nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës, dronët detarë të Ukrainës kanë goditur anijen gjatë natës, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që është kapur në video dhe ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Rusia nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare ndaj këtij incidenti. Pas sulmit, një urë që lidh Krimenë me Rusinë u mbyll për qarkullim, por u hap sërish mëngjesin e datës 5 mars. Sulmet e tilla janë bërë të zakonshme në rajon, veçanërisht pranë urës së Kerçit, ku Ukraina ka marrë përgjegjësinë për disa prej tyre në të kaluarën. (politiko.mk)