Kreu i Alternativës Afrim Gashi në Click Plus në Televizionin 21 ka pranuar se votat që do t’i merr Arben Taravari në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale do të jenë mundësi për “pazare” me partitë politike nëse kandidati i VLEN, respektivisht Taravari nuk kalon në rrethin e dytë.
Ai e konfirmoi me “PO” se VLEN është e gatshme që votat e Taravarit të shkojnë për një kandidat maqedonas në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pa përmendur ndonjë emër, dhe pa përjashtuar mundësinë që të njëjtat mund të shkojnë edhe për kandidaten e VMRO-së, Gordana Siljanovska.
Me këtë, Gashi nxori edhe njëher zbuluar arsyen e kandidimit të Taravarit për president nga VLEN dhe se i njëjti nuk ka fare lidhje me premtimin që ata i japin qytetarëve për presidnetin e parë, por qëllimi i vërtetë është që votat e qytetarëve të përdoren për pazare politike, personale.
Ai në Click Plus përveҫ kësaj tha se për VLEN nuk është edhe kusht hapja e kushtetutës./indeks.mk/