Ramiz Lladrovci e kryeministri Talat Xhaferi, vizituan familjen e komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me ç’rast kryen dhe homazhe tek kompleksi memorial i familjes së Adem Jasharit si dhe vizituan familjen legjendare të Jasharajve në Prezak, në nderim të Epopesë së UÇK-së.

Lladrovci shkruan në Facebook se duke nderuar të rënët për lirinë e Kosovës, kujtojmë historinë e bujshme me sakrifica, drejt lirisë dhe progresit të popullit shqiptar në rrugën euro-atlantike.

Statusi i plotë:

Me kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe mikun tim, Talat Xhaferin, për nder të Epopesë së UÇK-së, takuam Bacën Rifat, në Kullën e Jasharajve, me ç’rast u cek rëndësia dhe pesha historike e kësaj Epopeje dhe Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjës Jashari, për Kosovën dhe kombin.

Kurora me lule vendosëm pranë Memorialit të Jasharajve dhe bëmë homazhe duke shprehur nderim dhe përkulje para veprës së tyre të jashtëzakonshme, përkulje me nderim për të gjithë dëshmorët e kombit, vepër e cila i dha udhë vullnetit qytetar të shqiptarëve për liri e barazi në trojet e veta.

Ky nderim për Epopenë e UÇK-së dhe Familjen Jashari, nga personalitetet qendrore e lokale, të shqiptarëve kudo jetojnë, dëshmon se janë të njëjtat vlera dhe përkushtim për të kaluarën, të tashmen dhe për rrugën e mëtejme brenda vlerave euro-atlantike.

Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari!