Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj Rusisë për sulmin me raketë në Odessa të Ukrainës, ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në një status të publikuar pak momente më parë në rrjetet sociale, Rama thotë se ky sulm rrezikoi jetën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe të Zelensky-t.
Ai e cilëson sulmin si provokim të pamatur dhe të rrezikshëm.
“Dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit të Greqisë, Mitsotakis, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”, thekson kreu i qeverisë./ CNA