Bekteshi: BDI është e hapur për çdo lloj ballafaqimi dhe debati

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i ftuar në emisionin Klan Debat, sa i përket ballafaqimit me opozitën, u shpreh se BDI-ja dhe eksponentët e saj janë të gatshëm për çdo ftesë për debat në çdo emisjon, për ballafaqim të ideve dhe propozimeve që edhe opinioni publik të njoftohet se kush çka përfaqëson.

“BDI në kontinuinitet ka dëshmuar që është përfaqësues i denjtë në Maqedoninë e Veriut. Ne e kemi theksuar me eksponentët tonë që do të ketë edhe vija të kuqe sa u përket koalicionimeve të mundshme, dhe partitë opoziatre shqiptare të mos bëhen vasal e interesave të partive që nuk e kanë qëlllim kryesor integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Duke u bazuar edhe në Marrëveshjen e Ohrit dhe modelin e Badenterit fryma e cila del nga aty, është parimi fitues me fitues të vazhdojë sepse nuk jemi në rrethanat e vitit 2016. Tani duhet të fokusohemi në ndryshimet kushtetuese dhe të çbllokojmë integrimin e Maqedonisë së Veriut në Ballakan.
Sa i përket opozitës shqipatre, ne si BDI nuk u ikim debateve, në ballafaqim të ideve dhe propozimeve që do të dalin në zgjedhe, dhe të mos friksohen të ballafaqohen me eksponentët e BDI-së, të pranojnë ftesat në çdo studio televizive, sepse mendoj se qytetarët duhet të njoftohen me atë çka përfaqësojmë si grupe politike”, tha Bekteshi. /tvklan.mk/