Bekteshi i kundërpërgjigjet Mickoskit: Ali Ahmeti është i pazëvendësueshëm

Kreshnik Bekteshi nga BDI dhe njëherit edhe ministër i Ekonomisë sonte nga studio e emisionit Klan Debat i është kundërpërgjigjur kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit ku ditë më parë tha se Bekteshi përgatitet për ti zënë vendin Ali Ahmetit. Bekteshi tha se Ali Ahmeti është lider i pazëvendësueshëm.

“z.Mickoski e din, por për çështje elektorale ndoshta bën spine të tilla, që lideri i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti është i pazëvendësueshëm jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por z. Ahmeti ka impakt edhe në politik bërjen regjionale dhe është i pazëvendësueshëm deri në përfundimin e proceseve strategjike të RMV-së por edhe të Ballkanit Perëndimor nëpërgjithësi”, u shpreh Kreshnik Bekteshi nga BDI.