Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim sonte është i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Maqedoni. Bekteshi tha se BDI është partia e vetme që i realizon të gjitha premtimet e dhëna para votuesve, ku mes tjerash shtoi se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është i vetmi lider në rajon që çdo premtim të dhënë e realizon duke përmendur premtimin e fundit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 për kryeministrinë shqiptarë ku u realizua si premtin dhe Talat Xhaferin e kemi kryeministër.
“BDI fjalen që e jep edhe e mban dhe kjo është dëshmuar ndër vite, sepse ka realizuar gjithçka nga përcaktimet programore me të cilat ka garuar në zgjedhje. E fundit ishte çështja e kryeministrit të parë shqiptarë, ndërsa me programën e ardhshme qytetarët do të vlerësojne se kush i mban premtimet. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti njihet si një ndër të vetmit lider në rajon që çdo premtim e mban. Ndërsa unë nuk mbaj mend dikush prej ketyre kryetarëve të partive të vogla të kenë mbajtur ndonjë premtim të cilët e kanë dhënë para votuesve duke i përfshirë edhe ato në nivel lokal apo në nivel qëndror, për shkak se pothuajse më shumë se 80% e po të njëjtëve kanë qenë pjesë të pushtetit qëndror dhe për momentin janë pjesë e pushtetit lokal”, tha Bekteshi në Klan Debat.