Bekteshi: Nuk ka gjasa BDI t’i humbë zgjedhjet, bindshëm do t’i fitojmë presidencialet edhe parlamentaret

“BDI nuk ka gjasa ti humbi zgjedhjet”, kështu deklaroi Kreshnik Bekteshi nga BDI në emisionin Klan Debat. Bekteshi potencoi se të gjitha sondazhet dhe anketimet e realizuara Bashkimin Demokratik për Integrim e nxjerrin fitues apsolut të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Shtoi se çështja është se sa e thellë do të jetë fitorja.

“BDI nuk ka gjasa ti humbi zgjedhjet, z.Ahmeti ka fituar çdo cikël zgjedhor dhe në këto zgjedhje bindshëm do të fitojmë edhe në zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare. Bashkimi Demokratik për Integrim numëron mbi 35 mijë anëtar që janë aktiv dhe më 8 maj do të shohim se sa i thellë do të jetë rezultati në favor të BDI-së, sepse sa i përket çështjes së fituesit qytetarët janë përcaktuar për BDI-në. Dhe jo vetëm që jam i bindur por kët e dëshmojnë edhe sondazhet dhe anketimet e ndryshme, por çështja është se sa e thellë do të jetë fitorja”, tha Kreshnik Bekteshi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.