Bekteshi: Taravari kandidon për president dhe deklaron se nuk është i interesuar të bëhet president

Kreshnik Bekteshi nga BDI në emisionin Klan Debat tha se z.Arben Taravari kandidon për president nga radhët e opozitës ndërsa nga ana tjetër deklaron se nuk është i interesuar të bëhet president i Maqedonisë së Veriut. Shtoi se kjo kandidatur e Taravarit ka vetëm një qëllim të dëmtoj procesin e filluar nga BDI që nga viti 2009.

“Taravari kandidon për president dhe deklaron se nuk është i interesuar të bëhet president i Maqedonisë së Veriut, pra u tregon qytetarëve se është një çështje e paarritshme por se ka hyrë në garë për të dëmtuar një proces që ka filluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim nga viti 2009”, u shpreh Kreshnik Bekteshi nga BDI.

Ndërsa sa i përket z.Kasamit që pritet të jetë bartës liste në zonën 6 Bekteshi tha se z.Kasami dëshiron të shpëtoj karrierën individuale sepse si tha Bekteshi “duke e ditur që sipas ligjeve të Maqedonisë së Veriut nëse pranohet detyra e deputetit nga kryetar aktual i Komunës duhet mbas 6 muajsh të ketë zgjedhje të parakohshme lokale edhe një herë qytetarët e komunës së Tetovës të vendosen para kutive të votimit dhe duke marrë parasyshë edhe kodin elektoral në një periudhë diku 4 muajsh nuk mund të realizohet asnjë llojë projekti dhe kjo është në dëm të qytetarëve të Komunës së Tetovës për shkak se ato presin që të realizohet programi që z.Kasami ka fituar zgjedhjet e fundit lokale”.

Xhumadije Ibraimi: E thoni këtë sepse Lëvizja Besa mos i humb zgjedhjet dhe jo rastësisht do jetë bartës z. Bilall Kasami dhe pastaj të tërhiqet?

Bekteshi: Nuk besoj që ato frigohen, ata janë të sigurt se do të humbin zgjedhjet. Për të shpëtuar karrierën individit në këtë rast kryetarit të Lëvizjes Besa ai për veten e vet sheh dy opsione – ose deputet ose kryetar i Komunës në vend se ti jap mundësi dikujt tjetër që në Kuvend të përfaqësoj Lëvizjen Besa.