Bekteshi: VMRO dhe VLEN tentojnë ta rikthejnë skenarin e vitit 2006 duke shkaktuar krizë politike në vend

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisonin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, foli mbi idenë e tij që humbsi i këtyre zgjedhjeve të tërhiqet nga politika.

“Humbësi të tërhiqet nga politika, ishte deklaratë e imja, bazuar në atë që po shohim që disa parti politike po bëhen vazalë të politikave anti-BE, e jo drejt rrugës së progresit. Vendi ynë duhet të fokusohet tek rruga drejt Bashkimit Europian e jo në hapa pas. I themi opozitës shqiptare që BDI nuk i ik debatatit me asnjë parti kudnërshtare, nuk ikim nga anjë debat publik e as nga ndonjë debat televiziv”, deklaroi Bekteshi.

Ministri Bekteshi tha se VMRO-DPMNE po planifikon të ripërsëris skenarin e vitit 2006 dhe të shkaktoj krizë politike në vend, teksa shtoi se BDI do të jetë fituese absolute e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

“I’u bëj thirrje publike opozitës shqiptare, derivative të BDI-së që të deklarohen se nuk bashkëpunojnë me VMRO-në e që tashmë flitet që do të përsërisin vitin 2006 dhe të shkaktojnë krizë politike në vend. Ali Ahmetin e dinë të gjithë si lider jo vetëm në vend por edhe në rajon si lider që mban premtimet, për dallim nga këto të tjerët që nuk realizojnë ata që i thonë. Këto zgjedhje i fiton bindshëm BDI-ja, sepse Ali Ahmeti mbi 20 vite nuk njeh humbje në asnjë cikël zgjedhor”, deklaroi Bekteshi. /tvklan.mk