Largimi i Izet Mexhitit/ Bexheti: Me faktin që gjithë mbetën dhe ai u largua… i qoftë rruga e mbarë

Funksionari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetar i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sonte në emisionin ClickPlus të TV21 nuk ka mbetur pa folur edhe për statusin e tij aktual në BDI. Bexheti tha se edhe në emisionin e fundit, kur ishte pjesë e Grupit të zjarrit por edhe sot ai është përfaqësues i BDI-së.

Bexheti tregoi se pse u largua nga Grupi i Zjarrit duke folur për Izet Mexhitin.

“Me vet faktin që të gjithë mbeten dhe ai u largua… Ai ka zgjedhur rrugën e vetë. I qoftë rruga e mbarë”, tha Bexheti.