Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka disa ditë që po tregohet patriot duke kënduar herë në Prekzaz e herë nga Stambolli për Adem Jasharin. E kur është koha të tregohet patriot real, ai heshtë dhe nuk përgjigjet.
Por, jo më shumë se tre ditë pas ardhjes nga Stambolli, ai sjell edhe dhuratë për tetovarët, Stojçevskin dhe Cipovskin, dy përmendore që janë larguar para 17 viteve.
Në qytetin e Tetovës pas 17 vitesh në oborrin e muzeut të Tetovës është ndërtuar një bazament nga betoni ku janë vendosur bustet e heronjve maqedonas të cilët ishin larguar nga sheshi i qytetit në vitin 2007 kur me komunën e Tetovës menaxhonte komandanti i UÇK-së, Hazbi Lika- i njohur si komandant Qela.
Mediat maqedonase kanë raportuar se ata janë vendosur në oborrin e muzeut të Tetovës dhe e gjithë kjo po ndodhë larg syve të opinionit ndërsa nga komuna nuk kanë sqaruar nëse këto buste kanë leje për ndërtim apo të njejtit do ta kenë fatin e kryqit në kodrën e diellit.
Bustet e heronjve maqedonas Gjoce Stojçevsku Ambarçe dhe Todor Cipovski Merxhan, që u larguan nga qendra e qytetit në 2007 janë vendosur përkohësisht në Muzeun e Tetovës ku do të mund të ju jepet respekt i vazhdueshëm.
Ata janë vendosur në oborrin e vet muzeut në lagjen “Dy bredhat” mbi një mbajtëse të fortë.
Këto dy buste ishin larguar nga ana e Komunës së Tetovës në vitin 2007 nga sheshi i Tetovës pa asnjë vendim për shkak të rekonstruimit të sheshit të qytetit.
Atëher nga ana e pushtetit lokal theksuan se bustet do të ktheheshin. Por pas 17 vitesh heronjtë maqedonas nuk u kthyen derisa erdhi Bilall Kasami këtë na konfirmoj sot një anëtarë i VMRO-DPMNE-së që ishte sot prezent tek busti dhe që nuk dëshironte të flaas para kamerës por prapa saj tregoi se këto përmendore kanë qëndruar në bodrume dhe sot ata janë vendosur në muze.
Pas kryqit në Kodrën e diellit edhe dy heronjtë maqedonas janë dëshmia më e mirë se si Kasami larg syve të publikut po realizon agjendën e VMRO-së për të cilën edhe vet Mickoski disa herë ka dëshmuar se ai i ka dhënë fjalën dhe Besën. Sido që të jetë sot për këtë gjë pyetëm edhe kryeministrin Talat Xhaferi se si po mundohet që nga opozita pikërisht para zgjedhjeve të ngriten tensione ndëretnike.