Zyrtarizohet Fronti Europian, Ahmeti: Këto zgjedhje janë referendum, të zgjedhim Europën dhe jo Rusinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka zyrtarizuar koalicionin e Frontit Europian me kryetarin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd.

Ahmeti tha se shqiptarët nuk guxojnë të humbasin momentet e tyre vendimtare për euro-integrimin e vendit, pasiqë dihet tashmë ndikimi rus në vendin tonë.

“Do e nis këtë fjalim duke përmendur 81-shin, kur gjithçka bënim illegal për të drejtat tona. Shumë nga ajo gjeneratë ndoshta sot nuk jetojnë, mirëpo unë I di idealet e tyre, se ne jemi dhe i përkasim europës. Të gjitha të drejtat i kemi fituar me gjak, me luftë dhe më sakrificë, ndaj edhe ky bashkëpunim është një shenjë unifikuese mëse i domosdoshëm të mbështetet nga të gjithë, sepse ky front na ruan nga ndikimi i keq, nga politikbërja e rrezikshme. Ndaj ky bashkim i BDI-së me Lëvizjen Populli është bashkëpunim serioz sepse shqiptarët betejat më të rendësishme e vendimtare nuk guxojnë t’i humbim. Si mund ta ndalim largimin e qytetarëve tanë gjetiu? Vetëm duke u anëtarësuar në BE, ashtu siç nënë shumë shtete, qytetarët e të cilëve sot janë ktheyer në vendet e tyre. Pse na duhet BD-ja? Sepse vendi dhe rajoni ka nevojë për më shumë paqe, stabilitet dhe prosperitet, ndaj ne jemi dakorduar dhe me Skender Rexhepin për t’i thënë PO Europës dhe JO Rusisë. Rusia nuk është kafshatë që duhet nënçmuar, sepse ka hyrë në vendin tonë, ka themeluar parti në vendin tonë, ka themeluar mediume në vendin tonë, qe duan të thejnë rrugën e euro-integrimeve për vendin tonë, sepse ne, duam te jetojmë ne paqe, në ardhmëri europiane vetëm drejt BE-së. Ndaj, ju thërras si vëllau vëllaun, mobilizim të plotë që më 24 prill të kemi referendum që të vendosim a do të ecim përpara apo do të ngecim në vend numëro, poashtu edhe më 8 maj të vendosim a do të ecim përpara apo do të ngecim në vend numëro. Nuk ka mungon as guximi, as njohuritë e as dijenitë, ndaj të gjithë njëzëri, me punë, të korrim sukseset që priten dhe të dalim zot vendimeve tona. Njerëzit duhet të dinë që ardhmëria këtu është, tek ky front, që e ka përcaktimin me zemër dhe jo me fjalë. Zoti na ndihmoftë dhe rroftë populli shqiptarë, njerëzit vullnetmirë dhe paqëdashës. “, deklaroi Ahmeti. /Indeks.mk