Policia e nxori me pranga/ “Big Brother VIP” rifut në shtëpi Liam Osmanin

Liam Osmani u bë kryefjala e lajmeve, pasi u arrestua nga policia vetëm një ditë pasi u fut në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Policia deklaroi se Liami ishte dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim, pasi nuk pagoi 6000 euro për 17 bileta turistike në 2019-ën.

Policia shkon në “Big Brother VIP”/ Arreston banorin në kërkim

Por tashmë ai është liruar nga burgu. Lajmin e njoftoi mbrëmjen e djeshme moderatori Ledion Liço, i cili tha se konkurrenti i “Big Brother VIP” ka fituar pafajësinë.

Liami shkoi në studio dhe Ledioni hapi një votim për rikthimin e tij në shtëpi.

Produksioni i “Big Brother VIP” njoftoi se me votat e publikut ai mund të merrte pjesë sërish në këtë “reality show”. Kështu, Liami u rikthye në shtëpinë e “Big Brother VIP”./ CNA