Bujar Osmani dhe Arben Taravari janë dy kandidatët shqiptarë që i janë futur garës për president të shtetit.
Sipas sondazhit të fundit të IPIS, në fitues i kësaj gare në bllokun shqiptar, është kandidati i BDI-së, Bujar Osmani.
Sondazhi thotë se Bujar Osmani ka mbështetje prej 7%, kurse kandidati opozitarë me 5.7%.
E në përparësi Osmani është edhe me aktivitete në rrjete sociale.
Sipas “Terra World”, Osmani në këtë garë ia ka bërë 8 me 2 kandidatit opozitar.
Për dallim nga Taravari, Osmani ka numrin më të madh të fansave, numër më i madh i njerëzve flasin për Osmanin, reagime ka më shumë Osmani se sa Taravari, ka publikuar më shumë video materiale dhe sipas “Terra World”, rrjetet sociale të Osmanit janë në rritje.