Gazetari tetovar: Komuna e Tetovës nuk bën grumbullimin e mbeturinave në fshatin Brodec, por faturat i dërgon!

Gazetari tetovar, Senat Zylbehari ka publikuar në profilin e tij në Facebook një faturë të lëshuar nga Komuna e Tetovës, për pastrimin/grumbullimin e mbeturinave.

Sipas informacioneve, fatura është e një banori të fshatit Brodec, vend ky ku Komuna e udhëhequr nga Bilall Kasami nuk bën grumbullimin e mbeturinave, por nuk harron që të dërgoi faturat për pagesë, pra qytetarët detyrohen të paguajnë për një shërbim që nuk e marrin.

Postimi i plotë:

Edhe pse komuna e Tetovës nuk bën grumbullimin e mbeturinave në fshatin Brodec, komuna është përkujdesur për faturat.

Prajtni ene ju të Shkupit dhe Gostivarit ndo1 fatur.

https://www.facebook.com/senat.zylbehari.4/posts/1632340180909404?ref=embed_post