Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një intervistë për Euronews Albania, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për ndikimin e madh rus në vend dhe në rajonin e Ballkanit. Duke iu referuar fitores së presidentit rus Putin në votimet në Maqedoni, Grubi ka vënë në dukje se ky sentiment pro-rus po destabilizon rajonin, duke filluar nga dialogu Kosovë-Serbi dhe duke vazhduar me situatat në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ndërhyrjet në Malin e Zi.
Grubi ka zbuluar se në vitin 2017, gjatë zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar të parlamentit, u identifikuan tre parti të udhëhequra nga një agjenci e shërbimit rus brenda Kuvendit. Ai ka theksuar se ndikimi rus është i pranishëm në çdo aspekt të shoqërisë, duke përfshirë mediat dhe kishën ortodokse sllave, si dhe në organizatat joqeveritare në Maqedoninë e Veriut.
“Ndikimi është shumë i madh, duke marrë parasysh që dhe presidenti Rusisë Putin kishte fituar në mënyrë absolute në votat në Maqedoni, dhe është jashtëzakonisht shqetësues ky sentimenti pro rusë në vendin tonë, në rajon ku po destabilizon gjithë rajonin duke nisur nga Kosova dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duke vijuar me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë gjithashtu edhe me ndërhyrjet brutale ruse në demokracinë e brishtë të malazeze. Në parlament gjatë vitit 2017 kur u zgjodh Talat Xhaferi për kryetar, u zbuluan tre parti që udhëhiqeshin nga një agjenci e shërbimit rus të indentifikuara brenda në Kuvend. Ndikimi të ashpër të Rusisë ka në Maqedoninë e veriut ka në çdo pore të shoqërisë sonë, ka në televizion në kishën ortodokse sllave, kanë ndërhyrje kështu brutale masive dhenë organizatat joqeveritare”, tha Grubi
Ndërhyrja më shqetësuese, sipas Grubit, ka qenë pengesa e ndërtimit të korridorit 8. Ku një kompani kroate, e cila në fakt ishte nën pronësinë e oligarkëve rusë, ka aplikuar për mbikëqyrjen e punimeve të korridorit 8, dhe hulumtimet kanë treguar se bordi drejtues i kësaj kompanie përbëhej prej agjentëve të shërbimeve të sigurisë ruse.
“Më shqetësuesja për ne ka qenë ndërhyrja ruse në pengesën e ndërtimit të korridoritetit 8 ,të autostradës nga Shkupi për në Tiranë, nëpërmjet aplikimit me një kompani kroate por e cila në fakt ishte në pronësi të Rusisë dhe në të cilën bënin pjesë tre agjentë të shërbimit sekret serb në bordin drejtuese.Për ta mbikëqyrur këtë projekt kishte aplikuar një kompani kroate e quajtur “IGH” e cila në kohën e Jugosllavisë ishte goxha e njohur dhe ishte e suksesshme.Po në ndërkohë oligarklt rus e kishin blerë kërë kompani nga kroatët dhe kanë ndërhyrë si kompania e vetme për në tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të korridorit 8. Kur hulumtuan pak më thellë, zbuluam se në bordin drejtues nga pesë anëtarët katër ishin rusë ndërsa sipas informacioneve të inteligjencës tonë dhe të miqve tanë doli që tre nga këto katër anëtarët ishin pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë ruse. Konstatuam që në fakt kjo ishte një ndërmarrje që kishte për qëllim që ta parandalon ndërtimin e korridorit 8″, tha Grubi /Indeks.mk