Osmani: Forumi Rinor i Gostivarit ma kujtuan mbledhjen e OSBE-së në Shkup

Kryeministri Talat Xhaferi dhe Ministri i Punëve të Jashtme njëherë edhe kandidat për president nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, sonte kanë qëndruar për iftarë në Gostivarë.

Të shoqëruar nga kryetari i degës, Valdet Xhaferi dhe shefi i shtabit Nexhati Jakupi, Osmani e Xhaferi janë rrethuar dhe kanë bërë iftarë të përbashkët me rininë e Gostivarit.

Pas kryerjes së agjërimit, për këtë rast, ka shkruar Osmani, i cili tha se Forumi Rinor i Gostivarit sonte ma kujtuan mbledhjen e OSBE-së në Shkup.

“Forumi Rinor i Gostivarit sonte ma kujtuan mbledhjen e OSBE-së në Shkup me njé organizim të përkryer. Asnjëherë nuk kam parë më shumë entuziazëm dhe vullnet në sytë e secilit prej tyre për të ardhmën e sigurtë që e ndërtojnë misionet dhe arritjet e njëpasnjëshme tonat”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/bujar.osmani.942/posts/2243171449220079?ref=embed_post