FOTO/ Visar Ganiu pëlqen Kazino iftarin e Rafetit për Izetin

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka pëlqyer një nga postimet e portalit informativ ditari.mk në të cilin është raportuar për lidhjen e afër të kazino biznesmenit boshnjak, Rafet Muminoviç me kreun e LD-së, Izet Mexhiti dhe veprimtarinë me lojërat e fatit të boshnjakut në Çair, të cilën ja ka mundësuar, Mexhiti.

Dyshja Mexhiti-Muminoviç janë parë tepër të afërt sonte pas iftarit të organizuar që sipas informacioneve është bërë në një nga lokalet që kontrollohet nga Muminoviç.

Portali në fjalë është shprehur se Rafet Muminoviqi dhe Biznesi i kazinove vlen shumë për Izet Mexhitin, ndërsa duke shtypur butonin “like” Visari ka konfirmuar këtë interpretim të portalit në fjalë.