Arsim Zekolli: Taravari pallavraxhi, VLEN të distancohet nga deklaratat e tij

Ish diplomati i njohur Arsim Zekolli përmes një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur reagimin e sotëm të ASH-së kundrejt siç shkruan ai pallavrave të Taravarit lidhur me konceptin kuazi-qytetar sipas interesit të tij personal dhe të VMRO.

Sipas Zekollit, ky reagim i ASH-së duhet të përkrahet kurse VLEN duhet të sqarohet më në fund.

Reagimi i plotë:

Reagimi sotem nga ASh kunder pallavrave te Taravari per konceptin “kuazi-qytetar” sipas interesit personal dhe te VMRO, eshte me vend dhe duhet perkrahur. Ndersa VLEN duhet te sqarohet -me ne fund! – se a eshte kjo mendim individual apo koalicioni. Se keshtu, me heshtje, duket sikur as ata vet nuk e kan iden se c’ka perfaqesojne dhe per c’ka kerkojne vota.