VMRO me Kasamin dhe Taravarin risjell policinë maqedonase në Tetovë dhe Gostivar

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Panҫe Toshkovski nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, në intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka paralajmëruar, rritjen e numrit të forcave policore në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit.

Sipas Toshkovskit kjo është për periudhën zgjedhjore.

Kujtojmë, dyshja Kasami-Toshkovski për të rritur, shtrirë ndikimin në SPB Tetovë tentuan ta ndryshojnë edhe kryeshefin e policies, por “dëshirën” në fjalë nuk ua plotësoi kryeministri Talat Xhaferi.