Ahmeti: Fronti Europian shënon fitore historike më 24 prill dhe më 8 maj!

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim, Partisë Demokratike Shqiptare si dhe Partisë Demokratike Europiane, zgjerim ky i cili vjen dita ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe me Lëvizjen Populli.

Ahmeti tha se ky Front është i hapur për të gjitha komunitetet në Maqedoninë e Veriut dhe se këtu buron garanca, ai mes tjerash ka akuzuar opozitën shqiptare duke ju dërguar mesazh që mos të kapen me mediumet dhe se nuk është turp të tërhiqet, distancohen nga kjo.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar vllezër e motra, të nderuar kryetar, Skender, Menduh dhe Arianit, i dashur kryeministër, dhe kandidat për president zoti Osmani. Të dashur anëtar, drejtues të partive tani më bashkë në një front.
E kam thënë edhe një herë që tragjedi është të mos keshë objektiv, dhe se humbet në objektiv nuk është tragjedi, objektivi jonë si shqiptar ka mbetur tani e 22 vjet i freskët dhe i domosdoshëm, që të veprohet në kohë të duhur dhe në momentin e duhur.
Në vitin 2001, unë dua të përkujtoj njerëzit e këtij objektivi, Arben Xhaferrin, Imer Imerin, Abdulrahman Alitin të cilët, iu bashkun një fronti të tërë për t’u avancuar dhe për të ndryshuar krejtësisht statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, dhe ky objektiv asnjëher nuk e devijoi kursin drejt, unifikimit drejt bashkëpunimit, dhe ja që ky moment sot po ndodh dhe pikërisht ne që jemi këtu jemi të pandalshëm dhe vazhdojmë, jo vetëm parti që kanë mbetur, por rreth këtij fronti të bashkohen edhe komunitetet tjera si turqit dhe romët, dhe asnjëher ne nuk kemi kërkuar lëmosh e kundërshpërblim, sepse Marrëveshja e Ohrit avancoi edhe ata komunitete të cilat ishin të diskriminuara dhe margjinalizuara, nëse ne të shtypur ndërkombëtarisht ata të margjinalizuara në aspektin social, prandaj ne jemi garantuesit e vërtetë, sepse kemi provuar në shqipën tonë qka është diskriminimi, mbizotërimi, dhe komunitetet e vogëla ashtu siç arritëm për 22 vite në progres gjeometrik në këtë front do të avancojnë edhe më shumë bashkë me ne, dhe nga ky objektiv ne nuk bëjmë zmbrapsje.

Në vitin 2001, unë isha shumë i ri por isha krenar se isha mes dy të moshuarve që e donin lirinë e popullit të vet, dhe nënshkruam një marrëveshje me Arben Xhaferrin dhe Imer Imerin që të jemi bashkë.
Pas lufte shoqëria jonë po dhe ne nuk ishim aq të përgatitur për misione të gjata dhe ato tentativa që buronin nga zemra nuk arritëm , që ti realizojmë por ama ne nuk heqim dorë nga objektivat dhe ky është sot realitet, dhe ky front nuk bëhet për përfitime partiake e personale, ky front bëhet që të triumfojë në misione dhe vendi jonë, vendin e ka aty në BE, siç jemi në NATO që pas pak vitesh të jetë i rreshtuar në Bashkimin Evropian, të jetë i përfaqësuar me dinjitet në të gjitha institucionet e Europës, por me një miqësi edhe shumë ma të forcuar me SHBA-të.

Po ti thoshit dikujt para 22 viteve, që do merreshin kazermat e Mlladiçit e do të bëheshin universitet do thoshin njerëzit këta janë të çmendur, po ti thoshe dikujt që para 22 viteve në këtë vend do të ketë kryeministër shqiptar do të thoshin këta janë të çmendur, po t’i thoshe dikujt para 15 viteve se unë dhe Menduh Thaçi do të nënshkruanim marrëveshje bashkë për një front do të thoshin është çmnduri, por është shumë e vërtet unë nuk heq dorë nga e kaluara, nëse kam nostalgji kam për lëvizjen ilegale dhe kjo ka bërë atë fijen e fortë prej çeliku që unë të mos ta humb as durimin e as hidhërimin ndaj Menduh Thaçit sepse i ka takuar taborrit im që bashkë kemi luftar për ta përmbys perandorinë e Jugosllavisë.
Është e vërtet se ky mka sharë nga ndonjë her por kë të shante tjetër, s’mund të merreshte ky me drejtorin e teatrit Adem Karagën sigurisht se me mua do të merreshte nuk donte të jetë kokurent i teatrove dhe as i kukullave, por donte të jetë oponencë me mua. Kështu që për gjëra të vogla që kanë ndodhur nuk duhet të humbasim objektivat e mëdha, prandaj ky partenitet që krijohet, është i fortë sepse asnjëher nuk më kanë vendosur që të tretë edhe parti që do t’i bashkangjiten këtij fronti të gjitha kanë vendosur interesat prioritare strategjike, që fronti lëre që të jetë unik, por të jetë i fortë dhe triumfues.
Unë nuk dyshoj fare në fitore madhështore që asnjëher nuk e kanë bërë shqiptarët e Maqedonisë, do të jetë fitorja më e madhe në hitorinë e paspavarsisë të këtij shteti, unë nuk kamë pasur asnjë problem sepse kjo çështje ka nis tash e dy vite duke u përpunuar me qetësin më të madhe, me arsyet më të mëdha dhe ky ishte momenti kulminant që ne të bëhemi bashkë në një front, dhe ky front do të jetë i pamposhtur dhe jo i përkohshëm deri në realizimet e qëllimeve tona, deri në anëtarsimin në BE, dhe këtij fronti duhet t’i bashkohen edhe bashkëqytetarët tanë maqedonas sepse, më të arsyeshëm, më të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm se sa për ardhmërinë e këtij shteti se sa subjektet politike shqiptare unë nuk kam parë për 24 vite me rradhë një përkushtim kaq serioz dhe të madh.

Pse e kemi bë këtë?
Sepse vërtet duam të jemi dalëzotës dhe të marrim përgjegjësinë se këtë shtet e kemi pranuar, dhe jo vetëm që e kemi pranuar por është shtet edhe i yni prandaj qiragjinj në shtëpinë tonë as duam, dhe kemi luftuar dhe luftën e fituam politikisht, diplomatikisht, ushtarakisht, do ta fitojmë edhe në misionin historik të anëtarimit të vendit tonë edhe në BE.
Sukse dhe urime të gjithë juve që punoni supë më supë sepse vllezër jemi, pavarësisht a është i partisë Demokratike Shqiptare, a është i partisë Populli, apo partisë për Europë apo I bashkimit Demokratik, vllezër jeni fitorja ju takon të gjithë juve dhe në këtë kala të gjithë nga një gurë të vazhdojmë dhe kalanë ta forcojmë.
Jeni ju ata që do të shpërndani dhe përhapni lajmin e madh shqiptarët janë bashkë, dhe këtu është forca e mobilizimit dhe organizimit.
Të rrojë populli jonë! /indeks.mk