Fronti Europian/ Ahmeti: Do të korrim fitoren më të madhe që nga pavarësia e vendit

Sot në Tetovë, kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni për Frontin Europian me kryetarin e PDSH Menduh Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi Zejd dhe kryetarin e PDE Arjanit Hoxha.

Unë nuk dyshoj fare në fitore madhështore që asnjëherë nuk e kanë bërë shqiptarët e Maqedonisë, do të jetë fitorja më e madhe në historinë e paspavarsisë të këtij shteti, unë nuk kam pasur asnjë problem, sepse kjo çështje ka nisur tash e dy vite, duke u përpunuar me qetësinë më të madhe, me arsyet më të mëdha dhe ky ishte momenti kulminant që ne të bëhemi bashkë në një front, dhe ky front do të jetë i pamposhtur dhe jo i përkohshëm deri në realizimet e qëllimeve tona, deri në anëtarsimin në BE, dhe këtij fronti duhet t’i bashkohen edhe bashkëqytetarët tanë maqedonas, sepse më të arsyeshëm, më të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për ardhmërinë e këtij shteti se sa subjektet politike shqiptare, unë nuk kam parë për 24 vite me rradhë, një përkushtim kaq serioz dhe të madh, ka deklaruar mes tjerash para të pranishmëve, kryetari i BDI Ahmeti.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë:

Të nderuar vëllezër e motra, të nderuar kryetarë, Skender, Menduh dhe Arianit, i dashur kryeministër, dhe kandidat për president, zoti Osmani,

Të dashur anëtarë, drejtues të partive tani më bashkë në një front.

E kam thënë edhe një herë që tragjedi është të mos kesh objektiv, dhe se humbet në objektiv nuk është tragjedi, objektivi ynë si shqiptarë ka mbetur tani e 22 vjet i freskët dhe i domosdoshëm, që të veprohet në kohë të duhur dhe në momentin e duhur.

Në vitin 2001, unë dua të përkujtoj njerëzit e këtij objektivi, Arben Xhaferrin, Imer Imerin, Abdulrahman Alitin, të cilët iu bashkun një fronti të tërë për t’u avancuar dhe për të ndryshuar krejtësisht statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, dhe ky objektiv asnjëherë nuk e devijoi kursin drejt unifikimit, drejt bashkëpunimit, dhe ja që ky moment sot po ndodh dhe pikërisht ne që jemi këtu jemi të pandalshëm dhe vazhdojmë, jo vetëm parti që kanë mbetur, por rreth këtij fronti të bashkohen edhe komunitetet tjera, si turqit dhe romët, dhe asnjëherë ne nuk kemi kërkuar lëmoshë e kundërshpërblim, sepse Marrëveshja e Ohrit avancoi edhe ato komunitete të cilat ishin të diskriminuara dhe margjinalizuara, nëse ne të shtypur ndërkombëtarisht ata të margjinalizuar në aspektin social, prandaj ne jemi garantuesit e vërtetë, sepse kemi provuar në shpinën tonë çka është diskriminimi, mbizotërimi, dhe komunitetet e vogëla, ashtu siç arritëm për 22 vite në progres gjeometrik në këtë front do të avancojnë edhe më shumë bashkë me ne, dhe nga ky objektiv, ne nuk bëjmë zbrapsje.

Në vitin 2001, unë isha shumë i ri por isha krenar se isha mes dy të moshuarve që e donin lirinë e popullit të vet, dhe nënshkruam një marrëveshje me Arben Xhaferin dhe Imer Imerin, që të jemi bashkë.

Pas lufte shoqëria jonë,  po dhe ne, nuk ishim aq të përgatitur për misione të gjata dhe ato tentativa që buronin nga zemra nuk arritëm, që t’i realizojmë por ama ne nuk heqim dorë nga objektivat dhe ky është sot realitet, dhe ky front nuk bëhet për përfitime partiake e personale, ky front bëhet që të triumfojë në misione dhe vendi ynë, vendin e ka aty në BE, siç jemi në NATO që pas pak vitesh të jetë i rreshtuar në Bashkimin Evuropian, të jetë i përfaqësuar me dinjitet në të gjitha institucionet e Europës, por me një miqësi edhe shumë më të forcuar me SHBA-të.

Po t’i thoshit dikujt para 22 viteve, që do merreshin kazermat e Mlladiqit e do të bëheshin universitet, do thoshin njerëzit këta janë të çmendur, po t’i thoshe dikujt që para 22 viteve në këtë vend do të ketë kryeministër shqiptar, do të thoshin këta janë të çmendur. Po t’i thoshe dikujt para 15 viteve se unë dhe Menduh Thaçi do të nënshkruanim marrëveshje bashkë për një front, do të thoshin është çmnduri, por është shumë e vërtetë, unë nuk heq dorë nga e kaluara, nëse kam nostalgji kam për lëvizjen ilegale dhe kjo ka bërë atë fijen e fortë prej çeliku që unë të mos e humb as durimin e as hidhërimin ndaj Menduh Thaçit sepse i ka takuar taborrit tim që bashkë kemi luftar për ta përmbysur perandorinë e Jugosllavisë.

Është e vërtet se ky m’ka sharë nga ndonjëherë, por kë të shante tjetër, s’mund të merreshte ky me drejtorin e teatrit Adem Karagën, sigurisht se me mua do të merrej, nuk donte të jetë kokurrent i teatrove dhe as i kukullave, por donte të jetë oponencë me mua. Kështu që për gjëra të vogla që kanë ndodhur nuk duhet të humbasim objektivat e mëdha, prandaj ky partenitet që krijohet, është i fortë sepse asnjëherë nuk më kanë vendosur që të tretë edhe parti që do t’i bashkangjiten këtij fronti, të gjitha kanë vendosur interesat prioritare strategjike, që fronti lëre që të jetë unik, por të jetë i fortë dhe triumfues.

Unë nuk dyshoj fare në fitore madhështore që asnjëherë nuk e kanë bërë shqiptarët e Maqedonisë, do të jetë fitorja më e madhe në historinë e paspavarsisë të këtij shteti, unë nuk kam pasur asnjë problem, sepse kjo çështje ka nisur tash e dy vite, duke u përpunuar me qetësinë më të madhe, me arsyet më të mëdha dhe ky ishte momenti kulminant që ne të bëhemi bashkë në një front, dhe ky front do të jetë i pamposhtur dhe jo i përkohshëm deri në realizimet e qëllimeve tona, deri në anëtarsimin në BE, dhe këtij fronti duhet t’i bashkohen edhe bashkëqytetarët tanë maqedonas, sepse më të arsyeshëm, më të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për ardhmërinë e këtij shteti se sa subjektet politike shqiptare, unë nuk kam parë për 24 vite me rradhë, një përkushtim kaq serioz dhe të madh.

Pse e kemi bërë këtë?

Sepse vërtet duam të jemi dalëzotës dhe të marrim përgjegjësinë se këtë shtet e kemi pranuar, dhe jo vetëm që e kemi pranuar por është shtet edhe i yni, prandaj qiraxhinj në shtëpinë tonë as duam, dhe kemi luftuar dhe luftën e fituam politikisht, diplomatikisht, ushtarakisht, do ta fitojmë edhe në misionin historik të anëtarimit të vendit tonë edhe në BE.

Sukses dhe urime të gjithë juve që punoni sup më sup, sepse vllezër jemi, pavarësisht a është i partisë Demokratike Shqiptare, a është i partisë Populli, apo partisë për Europë apo i Bashkimit Demokratik, vëllezër jeni, fitorja ju takon të gjithë juve dhe në këtë kala të gjithë nga një gur të vazhdojmë dhe kalanë ta forcojmë.

Jeni ju ata që do të shpërndani dhe përhapni lajmin e madh se shqiptarët janë bashkë, dhe këtu është forca e mobilizimit dhe organizimit.

Të rrojë populli ynë!

https://fb.watch/r1mPVM9PFy/