Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha tha se bashkimi në Frontin Europian për nga rëndësia mund te krahasohet me Kuvendin e Lezhës, pasi shqiptarët po bëhen bashkë për të mbrojtur kauzën e tyre komnëtare.
Hoxha tha se për dallim nga opozita shqiptare që pret fitoren nga VMRO-DPMNE-ja, Fronti Europian do të korr fitore me votat shqiptare për të ardhmen europiane të vendit.
“Në momente vendimtare për vendin dhe kohën, dikush gjen përçarjen e ndarjen e dikush bashkimin, Ky bashkërëndim që po bëjnë në sot është si Kuvendi i Lezhës, sepse bashkohemi në kohën e duhur për të mbrojtur rrugëtimin tonë europian. Jam i ndëruar që nënshkruaj bashkë me dy njerëz si z.Ahmeti dhe Thaçi që në rrugëtimin e tyre politik mbajnë mbi supe procese të rëndësishme për vendin. Përderisa të tjerët presin fitore lëmoshë nga VMRO-ja, ne presim fitore nga shqiptarët, më mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria”, tha Hoxha. /indeks.mk