Manchester United rrezikon Europën

“Djajtë e kuq” mund të ndalohen nga UEFA që të garojnë për shkak të pronarit Ratcliffe

Pozicioni i Jim Ratcliffe si drejtues i operacioneve të merkatos te Manchester United mund të ketë pasoja të rënda nëse klubi kualifikohet në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

Pas muajsh spekulimesh, miliarderi 71-vjeçar mori në muajin dhjetor drejtimin e “Djajve të kuq”.

Ratcliffe dhe Grupi i tij INEOS paguan më shumë se 1 miliard paunbd për një 27.7 për qind të aksioneve në klub, e cila do të rritet në afër 30 për qind pas një injeksioni të mëtejshëm prej 238 milionë paundësh.

Pavarësisht se nuk është zotërues i shumicës, që kur marrëveshja u përfundua në Shkurt, Ratcliffe ka marrë përsipër operacionet e futbollit te United së bashku me kolegët e tij të INEOS Jean-Claude Blanc dhe David Brailsford.

Por Grupi INEOS zotëron gjithashtu Nice, me skuadrën franceze aktualisht në vend të pestë në Ligue 1 dhe në rrugën e duhur për të siguruar një vend në kompeticionet europiane. Pikërisht kjo pronësi mund të përbëjnë problem.

Rregullorja e UEFA përcakton se ndërsa shumë skuadra nën të njëjtën pronësi mund të luajnë në Evropë në vijim, një ndalim pjesëmarrjeje për skuadrat që të luajnë në të njëjtin kompeticion mbetet në fuqi.

Sipas tabloidit “The Sun” është e saktë që Manchester United dhe Nice nuk mund të luajnë në të njëjtin komepticion, por në të ndryshme po.

Klan News