Sipas shortit të hedhur në zyrat e Komisionit Shtetërorë Zgjedhorë, për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani në listën e zgjedhjeve do të mbajë numrin 4.
Nëse kthehemi në retro-spektivë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale të vitit 2014, Bashkimi Demokratik mbante po të njëjtin numër që ka sot Bujar Osmani.
Në atë kohë, Bashkimi Demokratik për Integrim i udhëhequr nga Ali Ahmeti kishte shënuar fitore historike në kampin politik shqiptar.
Sipas të dhënave zyrtare që ende janë publike, BDI-ja në 2014 me numrin 4, kishte siguruar 153.646.00 vota, të cilët aso kohe të përkthyer në mandate deputetësh ishin 19.
Duke parë euforinë e krijuar në terren pas formimit të “Frontit Evropian”, pritet që BDI-ja ta përsërisë edhe njëherë suksesin historik të 2014-tës.
Aso kohe, në vitin 2014, partia fituese në kampin politik Maqedonas ishte VMRO-DPMNE-ja, me 61 deputet, kurse në bllokun shqiptar, BDI-ja ishte e para me 19 dhe PDSH-ja e Thaçit që sot është pjesë e “Frontit Evropian” kishte 7.