Debat Plus fton në studio Adnan Azizin por i njejti nuk pranon përballjen me analista: Nuk kam dalë ende në asnjë medium!

“Flirti i Vetëvendosjes në Maqedoni” ishte tema e diskutimit të panelistëve të shquar, sonte në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në Televizionin Klan Maqedoni.

I ftuar për të diskutuar për këtë temë përballë analistëve ka qenë dhe sekretari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi, i cili ditë më parë sulmoi Televizionin Klan, gazetarët dhe analistët, duke i akuzuar se po i bëjnë favorizime Bashkimit Demokratik për Integrim.

Përgjigja e Azizit për përballje mediatike në “Debat Plus”, ishte negative, me arsyetimin se ende nuk ka dalë në ndonjë medium të jep qëndrimet e tij, ndaj dhe këtë ftesë nuk ka mundur ta pranoj.

Në vazhdim përgjigja e Azizit ndaj gazetarës së RTV Dukagjinit, Erza Brahushi. /tvklan.mk