Kujdesi amerikan për lidershipin e Bujar Osmanit

Ndryshimi i agjendës së Blinkenit vetëm për t’i kushtuar vëmendje të veçantë lidershipit të Bujar Osmanit me OSBE-në, i ka dhënë peshë diplomacisë së vendit. “Është porosi se sekretari Blinken mendoi se është e rëndësishme ta ndryshoj agjendën që të jetë i sigurt se do të jetë këtu dhe të dëshmojë mbështetje për OSBE-në dhe kryesimin e ministrit Osmani”, pati thënë ndihmës sekretari amerikan i shtetit Xhejms Obrajan.

Edhe ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut Angela Ageler në intervistën e saj dhënë për Kanal77 pas mbajtjes së Konferencës së OSBE-së në Shkup, në fund të vitit të kaluar, theks të vecantë kishte vendosur punën që bëri Ministri i Jashtëm i vendit para se të vij sekretari i shtetit amerikan Entoni Blinken.

“Fakti që Sekretari i Shtetit ishte këtu, mendoj ishte diku vetëm katër orë e gjysmë, është kaq domethënës dhe është një shenjë kaq e madhe se sa … haptazi, se si ky vend në pozicionin e tij të kryesimit të OSBE-së … për punën e shkëlqyer që bëri Ministri i Jashtëm dhe ekipi i tij, dhe të tjerë në zyrën e OSBE-së në Vjenë, të cilët kanë punuar gjatë këtij viti, me gjasë më i vështiri me të cilin është përballur OSBE që nga fillimi i saj. Me invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës, me të gjitha ato çështje… ishte tepër e vështirë. E megjithatë, shteti arriti të bashkojë liderët nga e gjithë bota në një vend, përfshirë edhe sekretarin Blinken… sigurisht, një pjesë e mirë e kësaj ishte edhe puna e Sekretarit të Shtetit… Ishte për rëndësinë, që ai mendon se OSBE-ja e ka, por edhe për këtë shtet dhe rolin e saj në rajon.

Është diçka që ne në Shtetet e Bashkuara e vlerësojmë shumë, që ky vend mund të luajë një rol të rëndësishëm në afrimin e vendeve të ndryshme dhe liderëve të ndryshëm, me pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme, shpesh të kundërta me njëri-tjetrin, madje edhe armiqësor, ky vend mund t’i bashkojë në një vend, siç ka bërë që nga momenti kur u bë shtet, zëra të ndryshëm dhe të arrijë marrëveshje. Pra, prania e Sekretarit të Shtetit ishte shumë domethënëse dhe shpresoj që dëgjuesit tuaj ta vlerësojnë këtë, atë njohje të punës së madhe që ka bërë ky vend”, tha ambasadorja Ageler.