Kryeministri Talat Xhaferi ka njoftuar se me vendim të Qeverisë, është zgjidhur problemi me nxënësit e medresesë “Isa Beu“ në Shkup për shkollim të lartë, respektivisht nxënësit pas përfundimit të medresesë do të mund të regjistrohen në fakultetet e vendit.
Postim i plotë i kryeministrit Xhaferi:
LAJMI I DITËS !
✅Me vendim qeverie zgjidhet problemi i “Medreses Isa Beu“
👩🏫👨🏫Nxënësit të cilët do ta kryejnë arsimin e mesëm në Shkollën e mesme islame “Medreseja Isa Beu” do të mund të regjistrojnë studimet universitare në fakultetet e vendit. Me këtë u zgjedh problemi shumë vjeçar për të cilin kishte kërkesa të vazhdueshme me vite të tëra.
Urime për medresantët.
https://www.facebook.com/photo?fbid=967915154706453&set=pcb.967915184706450