Beycan Iljaz: Fronti Evropian do të na sjellë fitore bindëse dhe një të ardhme të ndritur multietnike për vendin

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Turke të udhëhequr nga Beycan Iljaz, zgjerim ky i cili vjen disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Lëvizjen Populli, PDSH-në, dhe Partinë Demokratike Evropiane.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke Beycan Iljaz, theksoi rëndësishme e nënshkrimit të koalicionit të Frontit Europian. “Jemi dëshmitarë të një momenti historik,” tha ai, “në një qytet që përfaqëson më së miri bashkëjetesën multietnike. Ky koalicion simbolizon vlerat që na bashkojnë dhe na ndihmojnë të ecim përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët”, tha Iljazi .

Ai theksoi se ky koalicioni, i cili përfshin partitë me përvojë të gjatë politike, synon të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përfshirjes në vendimmarrjen politike në momentet kyçe për vendin. Ai shprehu optimizmin e tij se ky koalicion do të kontribuojë në zhvillimin e vendit dhe do të jetë një faktor kyç në promovimin e vlerave multietnike.

“Dita e nënshkrimit të këtij koalicioni i cili nxjerr në pah veçoritë që na bashkojnë e jo ato që na nadajnë, është një hap përpara ardhmërisë sonë. Karakteristikat e partive antare të koalicionit janë përvoja e tyre politike, dhe përfshirja e tyre në politikë në momenentn më të rëndësishme të vendit. Duke i hedhur ne hapat drejtë ardhmërisë sonë, dua të ju njoftoj për një fitore të madhe bindëse dhe të thellë. Shpresoj se ky kolicion të jetë i dobishëm për vendin tonë multietnik dhe të ardhmen tonë”, tha Iljazi.